LAJMI I FUNDIT:

Mediat e Finlandës e shohin Hetemajn duke iu bashkuar Kosovës

Mediat e Finlandës e shohin Hetemajn duke iu bashkuar Kosovës

Edhe pse Përparim Hetemaj nuk ka pranuar të zgjedh Kosovën deri më tani, mediat e Finlandës, kritikojnë përzgjedhësin e Finlandës, Hans Backe, që nuk e ka ftuar mesfushorin kosovar.

Sipas ‘iltasanomat.fi’, Hetemaj pasi nuk është ftuar për ndeshjen e 5 shtatorit, ka të drejtën të zgjedh Kosovën edhe pas këtij takimi.


“Sikur të ftohej tani, nuk do të mund të luante për Përfaqësuese tjetër, por tani mbetet ende mundësia e hapur për të zgjedhur Kosovën”.

Ekskluzive/ Arbër Zeneli i bashkohet Kosovës
Lexo po ashtu Ekskluzive/ Arbër Zeneli i bashkohet Kosovës

“Vetëm nëse luan një ndeshje kualifikuese të Botërorit, nuk mund të zgjedhës Kombëtaren tjetër për të luajtur në kualifikime të njëjta”, shkruan sajti në fjalë, raporton Gazeta Olle.

Lojtari nga Drenica nuk ka pranuar të luajë kundër Kosovës më 5 shtator, por as nuk e ka zgjedhur Kosovën deri më tani.