LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Thaçi është arrestuar për terrorizëm

Mediat serbe: Thaçi është arrestuar për terrorizëm

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë edhe zyrtarisht ka konfirmuar se policia ka arrestuar Nehat Thaçin, me urdhër të gjykatës së lartë në Nish për shkak të veprës penale, terrorizëm.

Thaçi u arrestua të mërkurën rreth orës 20:00 në vendkalimin administrative të Konçulit mbi bazën e urdhër arrestit të vitit 2010 për veprën penale të terrorizmit, shkruan B92.


Përfaqësuesit e policisë së Nishit kanë konfirmuar se Thaçi aktualisht gjendet në qendrën e paraburgimit në Nish. /Telegrafi/