LAJMI I FUNDIT:

Meditech përmes KOMF dhuron donacion për dializën e fëmijëve në Kosovë

Meditech përmes KOMF dhuron donacion për dializën e fëmijëve në Kosovë

Shërbimi i Hemodializës për Fëmijë në kuadër të Klinikës së Pediatrisë ka përfituar donacion në material shpenzues nga kompania Meditech L.L.C, përmes koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF).

Në ceremoninë e dorëzimit të këtij donacioni, përveç drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) Curr Gjocaj, morën pjesë edhe Angelika Viets, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Donjeta Kelmendi, drejtor ekzekutiv i KOMF, Agron Sadiku, drejtor Ekzekutiv i Meditech L.L.C.


Me këtë rast, Angelika Viets, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, tha se në fazën e tranzicionit nëpër të cilën po kalon Kosova, donacionet e tilla janë të nevojshme dhe mirëseardhura.

“Kompania Gjermane Freseniuz, përmes përfaqësisë së saj në Kosovë, ka ndihmuar me aparatura të ndryshme në Kosovë, e në këtë rast përmes KOMF do të ndihmojë fëmijët që të marrin këtë shërbim në Kosovë”, theksoi Viets.

Sipas saj, nevojiten investime më të mëdha në shëndetësi, në mënyrë që gjendja të përmirësohet në vazhdimësi, po ashtu edhe Ligji për Sigurime Shëndetësore do të ndihmonte në këtë drejtim.

Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, me këtë rast tha “Kosova, prinë në regjion për sa i përket popullatës në moshë të re (fëmijëve) dhe shpresojmë se iniciativa e filluar do të vazhdojë edhe në të ardhmen, gjithherë në të mirë të ofrimit sa më të mirë të kujdesit shëndetësorë për fëmijët, kujdes ky që garantohet edhe me  legjislacionin në fuqi, por edhe konventat tjera që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”.

Donjeta Kelmendi, Drejtor Ekzekutiv i KOMF, tha se KOMF është organizatë joqeveritare që në përbërje ka 22 organizata të ndryshme që merren me mbrojtjen dhe promovimin  e të drejtave të fëmijëve.

“KOMF kryesisht është marrë me fushat e mirëqenies sociale, arsimit të fëmijëve, e së fundmi kanë nisur iniciativa edhe në fushën e shëndetësisë. Përmes platformës Miqtë e Fëmijëve, ku janë kyçur personalitete nga fusha e diplomacisë, artit, muzikës, sportit dhe fushave tjera, mes tjerash edhe Ambasadorja Viets, është arritur që me iniciativë dhe lajmërim të Z. Agron Sadiku nga Meditech, të realizohet ky donacion”, u shpreh Znj. Kelmendi.

Izet Sadiku, zëvendësministër i Shëndetësisë tha se shëndeti i nënës dhe fëmijës ka qenë në qendër të vëmendjes së Ministrisë së Shëndetësisë.

“Përmes projektit të Bankës Botërore, do të blihen pajisje në vlerë 1.7 milion euro për pediatri dhe neonatologji”, tha Sadiku.

Sipas tij, me ndërtimin e objektit të ri të Kirurgjisë Pediatrike dhe Pediatrisë, i cili është donacion nga Emiratet e  Bashkuara Arabe, në vlerë mbi 22 milionë euro do të krijohen kushte më të mira për trajtim të fëmijëve.

Agron Sadiku, Drejtor Ekzekutiv i Meditech L.L.C, tha se vlera e donacionit është 13 mijë euro, por më e madhe është vlera e dializave që do të mundësohet për fëmijët, se sa vlera monetare.

Ai përmendi edhe donacionet tjera në aparatura të dializës, por edhe të tjera që kanë dhënë për shëndetësinë në përgjithësi.

Muharrem Avdiu, drejtor i Klinikës së Pediatrisë, sqaroi se Klinika e Pediatrisë ka 39 specialistë dhe numër të madh të specializantëve.

“ Për një vit kemi pasur 6.600  fëmijë të shtrirë në Klinikë, ndërkohë në këtë gjashtëmujor ka pasur 3.160 fëmijë të hospitalizuar”, shpjegoi Avdiu.

Lidvana Spahiu, Shefe e Njësisë së Hemodializës së Fëmijëve në Klinikën e Pediatrisë, tha se falë donatorëve, por edhe QKUK-së, është arritur që më 2014 të nisë punën dializa e fëmijëve. Sipas saj në Kosovë  8 fëmijë kanë pasur nevojë për dializë, 3 nga ta kanë bërë transplant të veshkave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori