LAJMI I FUNDIT:

“Megjashi” filloi fushatën për arsim paqësor

“Megjashi” filloi fushatën për arsim paqësor

Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” ka filluar një fushatë për futjen e arsimit për paqe – arsimin paqësor në institucionet edukativo-arsimore në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo fushatë do të zbatohet për një muaj, prej sot e deri më 27 tetor dhe për këtë qëllim nëpër tërë vendin janë vendosur bilborde me sloganin “Paqja është çdo hap” edhe atë në gjashtë gjuhë (maqedonisht, shqip, turqisht, gjuhën rome, serbe dhe vllahe).


“Megjashi” informon se qëllimi i kësaj fushate është të mobilizohet opinioni publik (mësues, edukatorë, kujdestarë, prindër, nxënës, studentë…), për të vepruar për futjen e arsimit paqësor si pjesë përbërëse e sistemit arsimor.

Kjo ambasadë i fton institucionet përkatëse dhe shkollat që ta përkrahin këtë aksion, si dhe mediat prej të cilëve pret të përkushtohen me emisione debati, emisione edukative, biseda, intervista, që kanë të bëjnë me rëndësinë e paqes dhe arsimit paqësor.

Nga “Megjashi” kërkojnë që në suaza të fushatës në shkollat dhe institucionet parashkollore të organizohet së paku në orë mësimore me temë “Çfarë është paqja”./Telegrafi/