LAJMI I FUNDIT:

Memli Krasniqi në European Film Awards

Memli Krasniqi në European Film Awards

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Memli Krasniqi, ka udhëtuar sot për në Maltë ku do të marrë pjesë në ceremoninë e European Film Awards.

Ndarja e çmimeve evropiane për kinematografi do të zhvillohet nesër mbrëma në kryeqytetin e Maltës, Valleta.

Ministri merr pjesë me ftesë zyrtare dhe pritet të ketë takime me kineastë, producentë e përfaqësues të qendrave kinematografike nga Evropa.

Po ashtu, Ministri Krasniqi pritet të ketë takime edhe me zyrtarë të institucioneve kulturore në Maltë.

Kjo është hera e dytë që Ministri Krasniqi merr pjesë në këtë eveniment. /Telegrafi/