LAJMI I FUNDIT:

Memushaj afër finales

Memushaj afër finales

Pescara ka fituar 2-0 në Novara, duke marrë një fitore të artë drejt finales.

Kjo për faktin se në ndeshjen e kthimit në Novaras do t’i duhet të fitojë me tre gola diferencë, sepse shtesat nuk zhvillohen dhe penalltitë nuk gjuhen fare. Duke qenë se Pescara u rendit më lart në sezonin e rregullt, kalon në finale me çdo humbje poshtë tre golave diferencë në kthim.

Kapiteni i Pescarës, Ledian Memushaj, ishte si zakonisht 90 minuta në fushë dhe dha kontributin e vet në këtë sukses, ndërkohë që Pescara ka nisur të bëjë llogaritë për finalen, sepse në kthim më 9 qershor Memushaj nuk do të jetë.

Ndërkaq, sot ka festuar edhe Edgar Cani, i cili ka luajtur dhe është kualifikuar për në finalen play-off për ngjitjen në B me Pizën, transmeton Sportal.al.

Skuadra toskane barazoi 0-0 në Pordenone, ndërkohë që në vajtje kishte fituar 3-0 dhe tani përballet me fituesin e Fogia-Leçe.

Cani luajti titullar dhe u zëvendësua pas 64 minutash, zgjedhje që trajneri Genaro Gatuzo e ka bërë në çdo ndeshje play-off, ndoshta duke dashur ta ruajë sa më të freskët sulmuesin shqiptar.