LAJMI I FUNDIT:

Mendimet e qytetarëve pro dhe kundër protestës së nesërme (Video)

Mendimet e qytetarëve pro dhe kundër protestës së nesërme (Video)

Në mesin e atyre që do t’i bashkohen protestës së nesërme për kundërshtimin e marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje është edhe poeti dhe aktori i mirënjohur Çun Lajçi, i cili zëshëm e ka kundërshtuar Demarkacionin me Malin e Zi, përgjatë tërë procesit.

Ai tha për KosovaPressin se përkundër moshës së tij do i bashkohet protestave, ngase sipas tij, nëse tash jepet Çakorri atëherë çka do ndodh gjatë procesit të demarkacionit në mes Kosovës dhe Serbinë.


“Çka na vyn neve viza me dalë nesër në Evropë kur ty atdheu të cungohet? A jepet atdheu për një lëvizje të lirë me shku gjer në Gjermani edhe mu kthy prapa? Unë them se jo”, tha Lajçi.

Edhe qytetarë të tjerë të cilët janë anketuar nga KosovaPress-i, e përkrahin protestën e nesërme të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje kundër marrëveshjes së shënjimit të kufirit me Malin e Zi, e disa të tjerë janë shprehur se nuk ju intereson kjo çështje dhe se nuk do të dalin për të protestuar.

Njëri nga ta është qytetari, Bahtir Jusufi, sipas të cilit çështja e Demarkacionit është e kryer, meqë sipas tij, qeveritarët mundën vet ta rregullojnë këtë çështje dhe se protestat nuk janë të duhura, duke thënë se gjatë protestave po dëmtohen pronat shtetërore.

“Jo, nuk kam me dal në protestë se kam tjera angazhime, unë edhe nuk jam nga këtu, kjo çështja e demarkacionit pothuajse është e kryer, këta qeveritarët e kanë ata që munden vet me i rregulle, e jo protesta me dal me i shkatërrua, ky është qyteti jonë është prona jonë, menxi e kena arrit këtë liri edhe me shkatërru qytetin tonë s’pe shoh të arsyeshme. Nuk besoj se do të ketë efekt”, tha Jusufi.

Një qytetar tjetër, Ismet Hajdari, tha se do t’i bashkohet protestës, por është shprehur pesimist nëse protesta do të sjellë ndonjë rezultat. Ai thotë se përderisa kjo Qeveri është funksionale, protestat nuk do të kenë efekt.

“Besoj që kam me dal në protestë, mirëpo nuk do të ketë sukses apo efekt, sa të jetë kjo Qeveri protesta nuk do të ketë efekt”, tha Hajdari.

E Granit Hyseni, nuk e sheh të arsyeshme daljen në protestë, duke thënë se kjo është një çështje që u takon vetëm insitutcioneve të Kosovës, dhe këta të fundit duhet ta zgjidhin këtë problem.

“Nuk do të dal në protestë, pasi që nuk e shoh të arsyeshme, besoj që institucionet e Kosovës janë ato institucione që duhet ta zgjedhin këtë problem edhe ne i kemi zgjedhur deputet me votën tonë për të na përfaqësuar neve edhe ata e dinë më së miri se si duhet ta zgjedhin këtë çështje. Po mendoj, ata që e kanë mendimin për me dal në protestë ndoshta do të ketë efekt por nuk do të ketë efekt në përgjithësi për shoqërinë tonë, se sido që të jetë a do të dalim në protestë apo jo zgjidhja do t’iu takojë institucioneve”, tha Hyseni

“Jo, sepse nuk do të arrihet diçka prej protestës, nuk është arrite as deri qetash”, tha Rexhepi.

Bore Gasfri-Gojani, e cila jeton në New York, tha se protesta është shumë e duhur mirëpo, dhuna nuk është e nevojshme në asnjë mënyrë.

“Jam mysafir, jam prej Neë York-ut, unë mendoj që duhet me protestu edhe duhet me pas efekt edhe është protestë shumë me vend, por nuk kisha pas dëshirë më përdor dhunën në asnjë mënyrë, as nga protestuesit e as nga qeveria, ndoshta edhe do të marr pjesë”, tha ajo.

Një qytetar tjetër, Januz Shatri beson se demarkacioni nuk do të kalojë në seancën e nesërme, dhe për këtë, thotë se është bindur nga qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Besoj shumë në deklaratat e LVV, sidomos në deklarimet e tyre që kanë thënë se Demarkacioni nuk kalon, pasi që është i dëmshëm për shtetin tonë, për besimin që kam ndaj kësaj organizate besoj që nuk do të kalojë dhe protesta do të ketë efekt”, tha Shatri.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori