LAJMI I FUNDIT:

Mendimtari i Leicester Cityt

Mendimtari i Leicester Cityt

Claudio Ranieri i shtoi një tjetër epitet vetes në konferencën e fundit për shtyp që trajneri i skuadrës surprizë të këtij sezoni në futbollin europian, kishte programuar për mediat.

Tekniku italian e cilësoi veten si “Mendimtari” ndërsa reflektoi në ngjitjen e pabesueshme të Leicester Cityt, nga një ekip që kërkonte të siguronte mbijetesën, në atë që u shpall kampion i Anglisë pa u mbyllur kalendari.

64-vjeçari iu rezervuan duartrokitje nga gazetarët dhe shampanjë në sallën e konferencave, aty ku Ranieri shpjegoi se do të mbajë yjet që sollën titullin e parë në “King Power Stadium”.

Duke rrufitur një gotë shampanjë dhe në një atmosferë festive aty ku gjithmonë mbizotëron tensioni, italiani tha se kishte parandjerë diçka speciale që në javët e para.

“Të fitosh titullin e Premier Ligës është diçka speciale dhe nëse kjo ndodh me Leicester, atëherë shkon në kufijtë e të pabesueshmes. Mund të më quani tashmë ‘Mendimtari’ që drejtoj këta futbollistë fantastikë. Sezonin tjetër ndoshta do të sjellim lojtarë të rinj por ata duhet të kenë shpirtin e njëjtë me lojtarët që na sollën titullin”, tha ish-trajneri i Napolit, Fiorentinës, Atletico Madrid, Chelseat, Romës dhe Monacos.

Ranieri konfirmoi gjithashtu që të shtunën kur Leicester të marrë titullin në duar, do të ketë një dedikim special direkt në stadium nga tenori Andrea Boceli.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori