Rreth 7 milionë euro në vit i duhen Ligjin për Dëshmitarët, buxhet të cilin nuk ka mundësi ta mbulojë Qeveria e Kosovës. Për këtë, ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi ka menduar që dëshmitarët e mbrojtur t’i dërgojë në një shtet tjetër dhe anasjelltas, pra dëshmitarët e atij vendi t’i sjell në Kosovë.
Sa i përket Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë, Kuçi ka deklaruar se nuk është e vërtetë që e legalizon pasurinë e dikujt, i cili e ka fituar atë në mënyrë jo të ligjshme.
Gjatë raportimit në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, duke folur për Ligjin për Dëshmitarët, Kuçi ka thënë se Qeveria e Kosovës me buxhetin e saj nuk ka pasur fuqinë ta mbulojë këtë Ligj, ngase është llogaritur që kushton diku rreth 7 milionë euro brenda vitit.
Përveç se ka paraqitur idetë, ai ka pohuar se me ndihmën e EULEX-it nuk ka mbetur rast që nuk i është ofruar ndihma adekuate kur dikujt i është dashur të dëshmojë.
“Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve kërkon shpenzime shtesë, në veçanti në Kosovë. Dëshmitari i mbrojtur përveç që duhet të mbrohet ai personalisht në ambientin ku jetojmë ne ku secili njihet me secilin duhet të mbrohet edhe familja e tij, duhet që ata të zhvendosen në vende të tjera e që kushton. Unë kam vënë marrëdhënie me disa shtete që të bëjmë shkëmbim, që dëshmitarët e tyre të vijnë tek ne e tanët të shkojnë atje, por për këtë vendosin gjykatat, por nuk duhet të krijojmë perceptim që çdo kush mund të jetë dëshmitarë i mbrojtur”, ka thënë ai.
Derisa anëtarët e këtij komisioni kanë bërë pyetje të shumta dhe kanë kërkuar sqarime, Kuçi nuk ka hezituar të përgjigjet.
Ismet Beqiri ka pohuar se emërimet politike dhe largimi nga vendi derisa dikush është i përndjekur është shkelje e drejtësisë.
“Edhe sot po e shprehi pakënaqësinë time në lidhje me Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë të shkaktuar me Vepër Penale. Jam i bindur që formulimi ‘me vepër penale’ ja ka mundësuar të gjithë atyre milionerëve në këtë vend të varfër, që t’i legjitimojnë pasurinë e tyre të fituar me djersën e qytetarëve dhe në kurrizin e tyre, dhe ne i dimë këta. Cilido qoftë ai udhëheqës politik në këtë vend, me pagën e tij nuk mund të bëhet milionerë, këtë çdo njëri që e mendon e din që nuk bahet. Pra, kemi legjitimuar një hajni të gjerë tanishme, një pasuri pa bazë ligjore”, ka thënë ai.
Por, Kuçi është kundërpërgjigjur duke mohuar që ndonjë Ligj e legalizon pasurinë e dikujt që e ka fituar në mënyrë jo të ligjshme.
Sipas tij, edhe Komisioni Evropian është pajtuar me këtë Ligj.
“Nuk është e vërtetë asnjë ligj që e legalizon pasurinë e ndokujt që e ka fituar në mënyrë jo të ligjshme, do të ishte keq nëse do të thuhej se e legalizon ndonjë veprim. Në parim juridik thuhet se nëse diçka ka lind e padrejtë nuk mund të rregullohet ndërkohë, dhe po ju ftojë ju që në këtë vend mund të ngritjet padi civile për këdo që dyshoni se ka bërë ndonjë veprim”, ka thënë ai.
Kuçi ka pohuar se në kohën sa është ministër po i mbetet merak ta rregullojë çështjen e amnistisë, pastaj monitorimin elektronik të të burgosurve, pastaj ta rregullojë çështjen e përmbaruesve privat, rregullimin e Pallatit të drejtësisë dhe disa të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?