LAJMI I FUNDIT:

Mënyra më e lehtë për të marr vendime të vështira

Mënyra më e lehtë për të marr vendime të vështira

Në fotografinë kryesore mund të shihni Katrorin e Descartes, që është metodë super efektive për të marr vendime të vështira.

Ideja prapa kësaj metode është se ju ndihmon të analizoni çdo problem apo situatë nga këndvështrime të ndryshme, vetëm duke iu përgjigjur katër pyetjeve, transmeton Telegrafi.


Përgjigjuni sinqerisht në këto pyetje:

* Çfarë do të ndodh nëse kjo ndodh? (Çfarë do të fitoj nga kjo?)

* Çfarë do të ndodh nëse kjo nuk ndodh? (A do të jetë çdo gjë njësoj? Çfarë avantazhe kam nëse nuk e bëj këtë?)

* Çfarë nuk do të ndodh nëse kjo ndodh? (Cilat janë dëmet që i sjell nëse e bëj këtë)

* Çfarë nuk do të ndodh nëse kjo nuk ndodh? (Cilat janë dëmet nëse nuk e bëj këtë). – Keni kujdes kur përgjigjeni në këtë pyetje, pasi që truri mundohet t’i injoroj gjërat negative dhe përgjigja mund të jetë e njëjtë me atë të parën. Prandaj, mos e lini këtë të ndodh.

Pse është efektive kjo metodë?

Çështja është që kur jeni në një situatë që kërkon të merrni një vendim të vështirë, zakonisht ngecni në pikën e parë – Çfarë do të ndodh nëse kjo ndodh?

Mirëpo, Katrori i Descartes na mundëson të shikojmë të njëjtin problem nga katër këndvështrime të ndryshme, të cilat na lejojnë të marrim një vendim të vëmendshëm dhe mirë të balancuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori