LAJMI I FUNDIT:

Mënyra koreane për të pasur lëkurë perfekte

Mënyra koreane për të pasur lëkurë perfekte

A nuk është kjo ajo që duam të gjithë?

Falini fytyrës tuaj një masazh
Me mollëzat e gishtave të mëdhenj, ushtroni presion të lehtë në cepin ku vetullat bashkohen me hundën për 3 sekonda. Kjo ndihmon në rifreskimin e lëkurës përreth syve. Për zonën e mollëzave, bëjini duart grusht dhe ushtroni me nyjet e gishtave presion të lehtë në pjesën e faqeve, nën mollëza.

Bëni një ‘gjysmë-banjë’
“Ban-shin-yoks” konsiston në një banjë të nxehtë ku përfshihet vetëm gjysma e trupit. Pjesa e sipërme duke filluar nga kërthiza nuk laget. Gjaku shpërndan në trup oksigjenin dhe vlerat ushqyese që janë jetësore për lëkurën tonë dhe në momentin që krijohet ky diferencim temperaturash, nxitet qarkullimi i tij.


Stërvitni muskujt e fytyrës
Ashtu si trupi juaj, edhe fytyra ka muskuj të cilët kanë nevojë të stërviten, shkruan Anabel. Një nga ushtrimet më të zakonshme është shqiptimi i zanoreve “A, I, E, O, Ë” duke ekzagjeruar shprehjen e fytyrës. /Telegrafi/