LAJMI I FUNDIT:

Mërgimtarët “bllokohen” në Merdarë

Mërgimtarët “bllokohen” në Merdarë

Pas festave të fundvitit, janë krijuar sërish radhë të gjata në Merdarë, njoftojnë burimet e Telegrafit.

Ramadan Gashi, mërgimtar nga Kosova që jeton në Austri, ka thënë për Telegrafin se kolonat në Merdarë arrijnë deri në tri kilometra. Sipas tij, kolonat janë pasojë e neglizhencës së autoriteteve serbe.

“Një orë e gjysmë kam pritur me makinë, për të lëvizur vetëm 100 metra”, ka thënë Gashi.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Telegrafin se ka pasur kolona në intervale kohe prej 45 minuta deri në një orë e gjysmë, për shkak të fluksit të qytetarëve gjatë festave.

“Në këso raste ne shtojmë personalin, por varet edhe nga pala serbe se sa janë efikas”, ka thënë ai. /Telegrafi/