LAJMI I FUNDIT:

Mërgimtarët që janë në Maqedoni, të paraqiten në KSHZ për të verifikuar votën

Mërgimtarët që janë në Maqedoni, të paraqiten në KSHZ për të verifikuar votën

Pjesa dërmuese prej 39 mijë votuesve të kontestuar janë kryesisht mërgimtarë. Nga KSHZH apelojnë që përveç mërgimtarëve që janë në vendet ku punojnë, të paraqiten edhe ata mërgimtarë të kontestuar e që janë këtu për pushime, duke shmangur kështu fshirjen nga Lista zgjedhore, njofton gazeta Koha.

Të martën Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve(KSHZ) në ueb faqen zyrtare do të publikojë emrat e 39 mije votuesve të kontestuar. Sipas KSHZ-së, bëhet fjalë për votues të cilët nga kontrollet në terren dhe të dhënat e kryqëzuara, nuk kanë të dhëna të qëndrueshme, mirëpo pasi të publikohen emrat e tyre ato do të kenë në diskonim 25 ditë për t’i pastruar të gjitha paqartësitë. Lidhur me këtë situatë të krijuar, KSHZ-ja do të përgatisë udhëzues dhe formularë për regjistrim, kurse në faqen zyrtare të saj do të publikojë thirrje publike. Kjo thirrje, do të shpërndahet edhe nëpër të gjitha përfaqësitë konsulare diplomatike, me qëllim që shtetasit e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendin të njoftohen me këtë mundësi të paraqitjes në listat zgjedhore. Anëtari i KSHZ-së nga radhët e PDSH-së, Bedredin Ibrahimi, në një prononcim për gazetën Koha thotë se pjesa dërmuese e votuesve të konstatuar janë shqiptarë dhe vijnë nga njësitë zgjedhore 1,2 dhe 6, me çka nëse këta nuk paraqiten në afatin prej 25 ditëve, atëherë nuk do të përfshihen në listat zgjedhore. “Për t’u regjistruar në listat zgjedhore duhet të paraqiten të gjitha ata që gjenden në listën prej 39 votuesve të kontestuar. Paraqitja duhet të bëhet personalisht, duke pasur njërën prej dokumenteve personale, letërnjoftimin apo pasaportën. Ndërsa, mërgimtarët do të mund të regjistrohen përmes postës elektronike, gjegjësisht përmes skenimit të dokumentit personal dhe ta lëshojnë në adresën elektronike të KSHZ-së. Kjo poashtu vlen edhe për ato mërgimtarë që gjenden për momentin në vendlindje e që janë përfshirë në këtë numër të votuesve të kontestuar”, theksoi Ibrahimi.


Nga ana tjetër, nënkryetari i KSHZ-së, Rexhep Prekopuca, njofton se nga dita e martë teknikisht do të jetë gati aplikacioni në ueb faqen zyrtare të komisionit, përmes të cilës votuesit do të mund t’i dorëzojnë të dhënat e tyre për regjistrim. “Përpos zyrës së KSHZ-së në Shkup dhe njësive tjera rajonale të komisionit tonë, ne për t’ua lehtësuar regjistrimin këtyre votuesve, do të hapim edhe zyra tjera plotësuese si në komunën e Gazi Babës, asaj të Petrovecit dhe Haraçinës”, tha Prekopuca.

Ndryshe, javë më parë gazeta KOHA ekskluzivisht arriti deri tek dokumenti i cili tregonte se rreth 25 apo 26 mijë votues të kontestuar janë shqiptarë. Prej komunave shqiptare në vend, Çairi e zë vendin me parë me mbi 5 mijë votues të kontestuar, të cilët nga dita e nesërme do të mund të paraqiten në listat e regjistrimit pranë KSHZ-së. Pas kësaj vijonte komunave e Tetovës, me mbi 3mijë votues të kontestuar. Duke ju referuar njësive zgjedhore me numër më të votuesve të konstatuar është njësia numër 1, me 11.212 votues e cila përfshin gjysmën e territorit të Shkupit, gjegjësisht në tërësi votuesit në Komunën e Sarajit. Në kuadër të kësaj liste, vijon njësia numër 6, me rreth 11.136 votues të kontestuar dhe prej njësive tjera ku votuesit shqiptar janë më të kontestuar është njësia numër 2, me 10.551 votues të konstatuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori