LAJMI I FUNDIT:

Merren vesh detajet e Galaxy S7 Active

Merren vesh detajet e Galaxy S7 Active

Galaxy S7 Active pritet të ofrojë risi të shumta, duke përfshirë edhe baterinë më të fuqishme në krahasim me kundërshtarët e saj të tregut.

Galaxy S7 Active ka hasur të jetë modeli i jashtëzakonshëm që është i fortë dhe i dedikohet njerëzve që punojnë në terren.


Sipas VentureBeat, S7 Active do të ketë bateri prej 4000 mAh, gjë që përkthehet në kapacitet gjigant në krahasim me pajisjet tjera.

Për të gjetur krahasimin, kapaciteti më i lartë i baterisë është në këtë model pas asaj që gjendet në Galaxy S7 Edge.

Në rast se spekulimi del të jetë i saktë, Galaxy S7 Active do të ketë bateri e cila do të mund të qëndrojë pa u mbushur deri në dy ditë të plota.

Në ndërkohë, specifikat tjera të pajisjes pritet të jena ekrani me diagonalen prej 5.1” me rezolucione Super AMOLED prej 1440 x 2560, kamerë kryesore prej 12MP (5 MP kamerë anësore), procesorin Snapdragon 820 dhe sistemin operativ Android 6.0.