LAJMI I FUNDIT:

Merren vesh specifikat e HTC Desire 10 Pro

Merren vesh specifikat e HTC Desire 10 Pro

Për shkak se HTC 10 nuk është duke u treguar shumë i suksesshëm në treg, duket se HTC do të zgjidh problemin nga një kënd tjetër.

Prezentimi i një telefoni të ri me specifika të larta dhe çmim më të ultë mund t’a shtyj kompaninë të ketë përfitime më të mira.

Kjo strategji mund të jetë ajo e cila është duke e përdorur kompania, nëse telefoni i ri i publikuar në GFXBench është me të vërtetë Desire 10 Pro nga HTC.

Desire 10 Lifestyle dhe Desire 10 Pro duket të kenë dizajne premium të ndërtuara nga metali. Sa i përket Desire 10 Pro, specifikat e pajisjes duket poashtu të jenë të vlerës premium.

Siç është parë në GFXBench, pajisja do të punoj përmes procesorit Qualcomm Snapdragon 820, ka RAM memorie prej 4 GB dhe ekran prej 5.1 inç me rezolucion prej 2560×1440 piksel. Pajijsa pritet të ketë edhe dy kamera, prej 12 MP dhe 5 MP.

Desire 10 Pro listohet në GFXBench si pajisje që do të funksionoj përmes Android 6.0.1 që e rrëzon teorinë se HTC do të sjell një telefon Nexus.