LAJMI I FUNDIT:

Merren vesh të gjitha detajet për modelet e reja të Nexus!

Merren vesh të gjitha detajet për modelet e reja të Nexus!

Google është duke u pregatitur të lansojë dy modelet e reja të telefonave Nexus, dhe tashmë online kanë rrjedhur specifikat e detajizuara.

Pajisja më e madhe nga Google do të emërohet Marlin, ndërkohë që pajisja më e vogël do të jetë Sailfish, bëhet e ditur nga Android Police.


Ekrani i pajisjes do të ketë madhësi prej 5.5”, që i bie të jetë dy inc më i vogël se modeli tjetër që do të bëhet nga Huaëei.

Rezolucionet e ekranit të Marlin do të jenë prej 2560×1440 piksel të ndërtuara në teknologjinë AMOLED.

Procesori i kësaj pajisje pritet të jetë Qualcomm Snapdragon ndërkohë që hapësira e brendshme do të varioj prej 32 deri në 128 GB.

Marlin do të ketë dy kamera, kryesoren prej 12 megapiksel dhe kamerën dytësore prej 8 megapikselëve.