LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i aktores shqiptare, që mposhti kancerin

Mesazhi i aktores shqiptare, që mposhti kancerin

Ajo luftoi shumë, rezistoi përballë sëmundjes vdekjeprurëse dhe në fund ia doli të qëndrojë e fortë duke u kapur pas jetës.

Aktorja e mirënjohur e kinematografisë shqiptare dhe teatrit, Hajrie Rondo, u ngjit sërish në skenë aty ku edhe numëron me dhjetëra role të suksesshme. Ndërsa vetë ia doli të fitojë mbi të keqen, Rondo vjen edhe me një mesazh të fortë për të gjithë gratë dhe vajzat në muajin kundër kancerit të gjirit:


“Bëhuni të forta, jeta është e bukur dhe jeta duhet mbajtur fort, me dhëmbë”.

Më poshtë fjala e plotë e aktores në ceremoninë e marrjes së Medaljes së Mirënjohjes nga kryetari i Bashkisë së Tiranës.

“Ne mbrëmë kishim premierën në Teatrin e Metropolit dhe unë jam pjesë e asaj shfaqjeje. Kur dy zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila më bënë ofertën isha në dilemë, do ta marr apo jo thashë?

Do të rri në shtëpi të mbyllem dhe të bashkëbisedoj e trishtuar me sëmundjen apo ti them asaj def, ik tutje sepse kam pak punë? Zgjodha këtë të dytën dhe bëra mirë dhe ia dola. U lodha një çikë vërtet por gjithë stafi, drejtoresha, regjisorja dhe partnerët ma amortizuan dhe ma lehtësuan sëmundjen.

Me këtë rol le të kontribuoj pak edhe mesazhi, meqë është dhe muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, për t’iu dhënë të gjitha grave shqiptare dhe për t’iu thënë atyre që të bëhen të forta, jeta është e bukur dhe jeta duhet mbajtur fort, me dhëmbë.

Kam një bekim nga nëna ime dhe kam edhe një poezi që unë e mbaj në arkivin tim si artiste dhe sa herë më duhen e recitoj. Është një poezi me pak vargje, nëse dëshironi:

Më lindi nëna rreth vatrës zjarr ndriçuar

Përreth, ishte errësirë

Në terr e qara ime u dëgjua

Në këmbë u ngrit një ditë mugëtirë

Por diellin në sy ma la të shkruar

Me dritën do të vdes e dashuruar

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, duke filluar që nga i lashti i skenës, Nderi i Kombit, zoti Arbana dhe deri te më të rinjtë, te Gazi, te vajza ime, të gjithë stafin, te motra ime e dashur, mbesa dhe të gjithë stafin tuaj zoti kryetar.

Betohem dhe të jap fjalën që do të luftoj, do të luftoj fort t’i ngjit prapë ato shkallë, ajo është shtëpia ime”. /lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori