LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i Blendit para vdekjes

Mesazhi i Blendit para vdekjes

I riu, Blendi Thaçi, që vdiq të premten si pasojë e rënies nga kati i katërt i një ndërtese në qendër të Prishtinës, kishte lënë një mesazh në rrjetin social facebook.

“Do e do sene tkqija te ndodhin per do e do sene tmira. Shpesh i bon mir dikuj tu i bo vetes keq pa e mar vesh hiq qe je demtu vet. E do sene jon tpa kuptushme edhe si kupton kurr e mos u muno mi kuptu qato…. Se veq qka lodhesh :). Love and Peace”, ka shkruar i riu disa orë para vdekjes, transmeton Express.

Për vdekjen e Blendi Thaçit ka raportuar Policia e Kosovës.


“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar deri sa po punonte në zyret e kompanisë për shkaqe të pa njohura ka rënë nga kati i katërt i ndërtesës me ç’ rast si pasojë e lëndimeve të mara viktima ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet perkatese . Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion” thuhet në njoftimin e Policisë.

Blendi Thaçi ka punuar në Kompaninë e marketingut “PR Solutions”. /Telegrafi/