LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt që bëjnë më shpesh seks, janë më të prirë të besojnë në Zot

Meshkujt që bëjnë më shpesh seks, janë më të prirë të besojnë në Zot

Sipas disa hulumtimeve të reja, seksi e liron hormonin e dashurisë – oksitoksinën – dhe jo vetëm që promovon lidhjen sociale, altruizmin, por edhe ndjenjat ndaj perëndisë – veçanërisht tek meshkujt

Shkencëtarët e Universitetit Duke, Karolinë Veriore, thonë se seksi mund ta inspirojë një besim në Zot dhe religjion.


Studimi i publikuar këtë javë ka vëzhguar oksitoksinën – hormon i cili stimulohet gjatë seksit, lindjes së fëmijës dhe gjatë dhënies së gjirit.

Por në këtë studim, meshkujt kishin raportuar për sens më të madh të spiritualitetit menjëherë pas marrjes së oksitoksinës dhe ndjenjat e tyre kishin vazhduar edhe një javë më vonë, transmeton Telegrafi.

Pra, meshkujt të cilët marrin një dozë të caktuar të ‘hormonit të dashurisë’ janë më të prirë të thonë se spiritualiteti është pjesë e rëndësishme e jetëve të tyre. Dhe, jo të gjithë meshkujt e këtij studimi kishin thënë paraprakisht se i përkasin ndonjë besimi të caktuar. Ata gjithashtu kanë shprehur edhe një ndjenjë të unitetit me njerëzit dhe qeniet tjera të gjalla.

Siç duket oksitoksina nxitë emocione pozitive si mirënjohja, inspirimi, dashuria etj. Por, ajo nuk ndikon tek secili në mënyrë të barabartë – ata me një gjen të caktuar, të quajtur CD38 – i cili e rregullon lirimin e saj në tru, ka reaksion më të zmadhuar.

Sipas një studimi, i cili është publikuar në Social Cognitive and Affective Neuroscience, gratë prodhojnë më shumë oksitoksin se meshkujt. Ky hormon duket se ka ndikim të madh në mënyrën se si e shohim botën dhe në atë që besojmë. /Telegrafi/