Harroni çokollatat dhe vikendet romantike, sekreti martesës së lumtur fshihet në vullnetin që t'i përvilni mëngët dhe ndihmoni gruan tuaj me punët e shtëpisë.
Hulumtimet tregojnë që bashkësia brenda së cilës edhe mashkull kujdeset për punët e shtëpisë si edhe për fëmijët ka më shumë shanse të mbijetojë më gjatë. Rezultatet e studimit të kryer në mijëra çifte britanike, do të jenë muzikë për veshët e miliona femrave. Meshkujt, nga ana tjetër nuk janë aq të entuziazmuar me idenë për të marrë pjesë në punët e shtëpisë.
Hulumtuesit nga London School of Economics kanë analizuar jetët e 3500 çifteve martesore të cilët fëmijën e parë e kanë pasur në vitet 1970- ta, që ishte periudha kur shumica e femrave qëndronte në shtëpi me fëmijët e vegjël.
Kur fëmijët kanë mbushur 5 vjet, femrat janë pyetur se sa u ndihmojnë burrat rreth punëve të shtëpisë. Gjysma e tyre nuk ka ndihmuar ose vetëm kanë asistuar gjatë një pune. Një e katërta ka ndihmuar në dy punë, ndërsa një e katërta tjetër në 3 ose 4. Rreth 7 për qind të çifteve janë ndarë deri në kohën kur fëmija ka mbushur 10 vjet, çka është rritur në 20 për qind deri në ditëlindjen e 16-të të fëmijës.
Pasi që kanë analizuar të dhënat, është bërë e qartë që meshkujt të cilët ndihmojnë më shumë kanë martesa më stabile. Hulumtuesja Wendy Sigle-Rushton shpjegon: “Rezultatet sugjerojnë që femrat të cilat punojnë kanë rrezik më të madh për t’u shkurorëzuar, por ai mund të reduktohet kur etërit marrin pjesë në punët e shtëpisë dhe kujdesin për fëmijë.”
Ky zbulim e rrëzon teorinë, thekson më tej dr.Sigle Rushton, që martesa më së miri funksionon kur nëna mbetet në shtëpi, ndërsa babai punon.
“Struktura e tregut të punës, përqindja e femrës në tregun e punës, shkalla e ndarjeve dhe pritjet për rolet e meshkujve dhe femrave, janë ndryshuar shumë që nga viti 1975.”, shton shkencëtarja.
Shifrat e fundit tregojnë se si femrat beqare shpenzojnë rreth 7 orë në javë rreth punëve të shtëpisë, derisa femrat në martesë ose ato që jetojnë me mashkull shpenzojnë 12. Meshkujt, nga ana tjetër investoj në vetëm 4 ose 5 orë në javë në punët e tilla. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Gjashtë stile të mjekrës që zbulojnë personalitetin tuaj! (Foto)
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre