LAJMI I FUNDIT:

Mesiq zbulon detaje nga biseda me kryekasapin e Ballkanit: Millosheviqi planifikonte ta kolonizojë Kosovën

Mesiq zbulon detaje nga biseda me kryekasapin e Ballkanit: Millosheviqi planifikonte ta kolonizojë Kosovën

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq, që njihet si përkrahës i shqiptarëve ka folur në një intervistë për të përditshmen “Der Standard” për Jugosllavinë dhe shpërbërjen e saj. Ndër të tjera ai përmend edhe planin e Millosheviqit për asimilimin e shqiptarëve në Kosovë.

Mesiq gjatë intervistës thotë se Millosheviqi e ka parë që nuk ka pasur mundësi të marrjes së Kroacisë nën kontroll, është fokusuar te një pjesë e Bosnje-Hercegovinës dhe në Kosovë, transmeton Koha.net. Masat e dhunshme të regjimit serb mbi popullatën dhe punonjësit kosovarë në institucionet e Kosovës së atëhershme, kanë pasur qëllim sipas Mesiqit, shpërndarjen e dy milionë banorëve në Shqipëri, por edhe në Maqedoni për ta destabilizuar fqinjin juglindor të Kosovës.


“Ai ishte i bindur se në këtë mënyrë mund të mashtrojë komunitetin ndërkombëtar dhe ata më pas të kërkojnë prej atij, si burri më i fortë në rajon, të stabilizojë Maqedoninë dhe Shqipërinë”, shprehet Mesiq, teksa zbulon se si do të kolonizohej Kosova nga serbët e Kroacisë.

“Serbët nga Kroacia, ai (Millosheviqi) donte t’i vendoste në Kosovë, pas spastrimit etnik. Pas operacionit ‘Olluja’(shq. ‘Stuhia’) në korrik të vitit 1995, një pjesë e madhe e popullatës serbe është tërhequr bashkë me ushtrinë serbe nga Kroacia në Serbi. Këta serbë ai nuk i ka refuzuar, sepse kishte nevojë për masë popullate për të kolonizuar Kosovën. Por plani i dështoi. Shqiptarët e Kosovës nuk ishin nënshtruar dhe kishin krijuar UÇK-në. Kështu Kosova nuk u spastrua etnikisht dhe serbët nga Kroacia, gjithsesi, nuk e kanë dashur Kosovën”, thotë Mesiq.

Gazeta më pas e pyet ish-liderin kroat se nëse dihej që Milloshviqi kuptonte vetëm gjuhën e armëve, ashtu siç vepruan NATO dhe UÇK-ja në vitin 1999, pse nuk është vepruar më herët në Kosovë dhe se a kanë faj edhe lidët europianë në këtë mes.

Mesiq thotë se “është dashur të ndodhte, por Komuniteti Europian nuk ka pasur mekanizma sikur të NATO-s, që ka bërë aksionin e parë të saj në Kosovë. Ata (Komuniteti Europian) nuk ishin të përgatitur. Millosheviqi e dinte këtë me saktësi. Ai nuk ishte budalla. Ai kishte përdorur ushtrinë jugosllave për qëllimet e veta, e cila më vonë u kthye në ushtri serbe”.

Më pas ai shpalos edhe një bisedë që kishte me “Kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviqin, gjatë një darke normale pas një prej mbledhjeve të byrosë politike.

“I thashë: ‘Dëgjo Sllobodan, plani juaj nuk është Jugosllavia, por Serbia e Madhe. Por të kesh kujdes, sepse dëmi do të jetë i madh. Sepse Serbia do të jetë fajtor për gjithë këtë konflikt dhe nuk do të jetë e mirëpritur në botë, do të jetë karakter turpi. Ju jeni gjithmonë serbët e lartë në Terazitë e Beogradit’. Ai e uli cigarllëkun dhe uiskin e më shikoi. Dhe pastaj unë përsëri iu drejtova: ‘Sllobodan kam vetëm një kërkesë’. Ai tha: ‘Le ta dëgjojmë’, e unë thashë: ‘Kur ta ndalni lidhjen atje, të lutem mendo për mua dhe unë do të mendojë për ty! Ai mu drejtua: ‘Do ta shohim se kush është më i lartë atje’”, ka përfunduar Mesiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori