LAJMI I FUNDIT:

Meta: Poli i tretë nuk do të lejonte mazhoranca arrogante

Meta: Poli i tretë nuk do të lejonte mazhoranca arrogante

Krijimi i një poli të tretë në zgjedhjet e 23 qershorit për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta nuk do të lejonte Shqipërinë të kishte një mazhorancë arrogante.

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta duke folur për televizionin “Top Channel” është shprehur se në mazhorancën e ardhshme duhet të ketë një ekuilibër, duke shtuar se, LSI do të bëjë koalicion për zgjedhjet e ardhshme vetëm me ato forca politike që janë progresiste, konstruktive dhe bashkëpunuese.

“Ideja e një poli të tretë apo të qendrës, në thelbin e saj është ideja e mospasjes së një mazhorance të plotë nga një forcë e vetme për arsye se eksperiencat e kanë treguar që mazhoranca të tilla sillen me një arrogancë dhe për të frenuar këtë sjellje është e rëndësishme të ketë një ekuilibër në çdo mazhorancë të ardhshme, e cila do të jetë edhe baza e një bashkëpunimi më të përgjithshëm edhe në Parlament, edhe në tërësi në të gjithë sistemin e qeverisjes së vendit”, ka thënë Meta. /Telegrafi/