LAJMI I FUNDIT:

Meteori goditi aeroplanin e EgyptAir?! (Video)

Meteori goditi aeroplanin e EgyptAir?! (Video)

Autoritetet me kalimin e ditëve po tregohen akoma edhe më shumë të rezervuar sa i përket informacioneve për zhdukjen e avionit Egypt Air.

Ndërsa nga ana tjetër mediat vijojnë me spekulimet e tyre, Daily Mirror flet për një tjetër teori tronditëse, atë se një meteor ishte shkaktari i vërtetë i tragjedisë ajrore.


Sipas gazetës britanike, një meteor i cili peshonte plot 10.000 ton goditi atmosferën e tokës të martën e kaluar, ndërsa ka rënë me një shpejtësi 67,000 km dhe pjesët e tij janë shpërndarë në Argjentinë, Groenlandë, Australi dhe në Lindjen e Mesme.

Rusia ishte vendi i parë që ka paralajmëruar në lidhje me një meteor i cili do të depërtonte atmosferën – dhe në veçanti Moska theksoi rrezikun për trafikun ajror.

Ndërkaq nga ana tjetër kreu i autoritetit të mjekësisë ligjore të Egjiptit ka hedhur poshtë lajmin se biopsia e disa pjesëve të trupit të viktimave tregon se ka pasur një shpërthim në bord.

Në kushte anonimati një zyrtar i lartë tha për Associated Press se ai kishte shqyrtuar personalisht këto pjesë të trupit të tyre dhe ka hedhur poshtë skenarin e shpërthimit.

Më vonë ishte vetë agjencia egjiptiane shtetërore e lajmeve Mena e cila ka denoncuar këtë lajm duke e quajtur të rremë.

Kjo ka shtuar një tjetër kontradiktë ndërmjet asaj që flasin burimet zyrtare për këtë tragjedi dhe asaj që flasin mediat për fluturimin fatkeq MS804. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori