LAJMI I FUNDIT:

Mianmar, zjarr në shkollën myslimane, 13 të vdekur

Mianmar, zjarr në shkollën myslimane, 13 të vdekur

Një zjarr në shkollën myslimane të qytetit Rangoon, në Mianmar, ka lënë të vdekur të paktën 13 persona, duke përfshirë edhe fëmijë.

Oficerë të policisë kanë njoftuar se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik, raporton AP.

Sipas zyrtarëve policor, viktimat kanë ndërruar jetë nga djegiet ose nga asfiksimi prej tymit. Ky incident ndodhi në kohën kur në Mianmar ka pasur dhunë sektare. /Telegrafi/