0Shares

Sulmuesi i Swanseas, Michu, ka thënë se është i lumtur që arriti të fitojë titullin e parë në karrierën e tij. Në finalen që u zhvillua në Wembley, Swansea e shkatërroi Bradfordin me rezultat të lartë 5-0 dhe kështu u shpall fituesi i Capital One Cup.

Sulmuesi spanjoll këtë edicion ka qenë në formën jetësore duke shënuar 19 gola deri më tani për ekipin anglez.

“Një pozitë e mirë në Ligën Premier dhe tani titulli i parë në karrierën time dhe me këtë lloj performance… ka qenë ditë e mirë”.

“Ishte ndeshje e madhe, 90 mijë njerëz ishin në Wembley, por me këtë performancë të ekipit, mendoj se e merituam fitoren”, ka thënë Michu për Sky Sports. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)