LAJMI I FUNDIT:

Microsoft e ndërpret prodhimin e Surface 3

Microsoft e ndërpret prodhimin e Surface 3

Microsoft e ka konfirmuar ndërprerjen e prodhimit të Surface 3 që do të ndodhë më vonë gjatë vitit. Këtë lajm kompania amerikane e ka bërë zyrtar përmes një njoftimi.

Nëse shkoni në Microsoft Store do ta vëreni se jo të gjitha modelet e Surface 3 janë në dispozicion për tu blerë.


“Që nga lansimi i Surface 3, kërkesa dhe kënaqësia e përdoruesve ka qenë shumë e madhe. Por tani stoqet e Surface 3 janë paksa të limituara dhe që nga dhjetori i këtij viti ne nuk do ta vazhdojmë prodhimin e pajisjes” kanë thënë zyrtarët e Microsoft.

Microsoft Surface 3 është lansuar vitin e kaluar, por nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për suksesin e pajisjes. Mbase, Microsoft është duke u bërë gati që të lansojë modelin e ri përcjellës të Surface 3.