LAJMI I FUNDIT:

Microsoft Surface Pro 4 dhe Book tani në dispozicion gjithkund!

Microsoft Surface Pro 4 dhe Book tani në dispozicion gjithkund!

Microsoft është duke e rritur tregun e shitjes për pajisjet më të mira Surface, Book dhe Surface Pro 4.

Deri tani, pajisjet kanë qenë në dispozicion për blerje vetëm në tregun e Amerikës dhe Kanadasë.


Dy pajisjet tani mund të porositen nëpër tregjet e vendeve të gjithë botës. Surface laptopët do të hyjnë në tregjet e reja me 1TB hapësirë të brendshme, procesorin Intel Core i7 dhe 16GB RAM memorie.

Surface Book nga Microsoft arrin koston maksimale për përdoruesit, përkatësisht 3,199 dollarë ndërkohë që Surface Pro 4 debuton për 2,699 dollarë në Amerikë.

Microsoft është duke planifikuar përfshirjen e Surface Pro 4 në tregun evropian më vonë gjatë këtij viti.

Për herë të parë, Microsoft kishe lansuar pajisjet Surface Pro 4 dhe Surface Book në tetor të vitit të kaluar.