LAJMI I FUNDIT:

Migrena, zbulohet çfarë e shkakton

Migrena, zbulohet çfarë e shkakton

Një studim i ri ka zbuluar se migrena shkaktohet kryesisht nga probleme që lidhen me furnizimin e sistemit trupor me gjak. Të dhënat janë tepër të rëndësishme, pasi mund të ndihmojnë në krijimin e trajtimeve të reja për të ardhmen, për këtë sëmundje.

Publikuar në International Genetics Consortium (IHGC), këto rezultate, sipas shkencëtarëve mund t’i japin përgjigje pyetjes së ngritur prej kohësh nga mjekët: nëse migrena vjen kryesisht nga probleme vaskulare (që lidhen me furnizimin e dobët me gjak), apo neurologjike, (i lidhur me sistemin nervor).


Konsorciumi analizoi të dhënat e mbi 60 mijë rasteve të pacientëve që vuajnë nga migrena. Në studim morën pjesë grupe nga mbi 12 vende të botës.

Të dhënat treguan se problemet vaskulare dhe të muskujve luajnë një rol madhor në shkaktimin e migrenës.

Migrena është një sëmundje neurologjike me dhimbje pulsative të kokës e shoqëruar me të përziera, vjellje, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe ndaj aromave.

Dhimbja e kokës vjen nga tkurrjet e papritura periodike dhe zgjerimi i arterieve në tru, e cila çon në ënjtje të indeve dhe në procese të caktuara kimike, të ndryshimeve në tru.

mri

Për fat të keq, kjo është një sëmundje mjaft e zakonshme e cila ndonjëherë ka origjinë të trashëguar.

Sulmet e migrenës shpesh paraprihen nga një gjendje e veçantë, me paraqitjen e çrregullimeve vizuale, interferojnë me aftësinë për të folur në mënyrë koherente, por ndonjëherë shkaktojnë konfuzion.

Pacientët me migrenë zakonisht janë në gjendje të perceptojnë shenjat e ardhjes së një sulmi të afërt dhe përpiqen të flenë. Gjatë gjumit, sulmet janë më të vështira për t’i përballuar.

Dhimbja e kokës zakonisht rritet gradualisht, duke arritur një intensitet që bëhet i pamundur për t’u përballuar. Tipikisht, dhimbja verifikohet në të njëjtin vend, por pozicioni dhe natyra e dhimbjes mund të jetë e ndryshme.

Qendra e dhimbjes është zakonisht balli, sytë dhe tëmthat. Shpesh, gjatë një ataku fillon pështirosja, përzierja dhe në qoftë se arrini që të villni situata përmirësohet.

Mjekësia konvencionale disponon një numër të shumëllojshëm ilaçesh. Konsultohuni gjithmonë me mjekun përpara se t’i konsumoni.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori