LAJMI I FUNDIT:

Mijovic nuk pret fitore kundër Sigal Prishtinës

Mijovic nuk pret fitore kundër Sigal Prishtinës

Skuadra nga Prizreni, Bashkimi, është pranë eliminimit në gjysmëfinale të plejofit të Superligës në basketboll. Skuadra duket disi e dorëzuar, e lodhur nga telashet brenda skuadrës, sidomos ato financiare dhe me pak lojtarë për të përballuar ndeshjet kundër kampiones në fuqi, Sigal Prishtina.

Por, këto nuk e pengojnë trajnerin Petar Mijoviq të ndihet krenar me atë që ka bërë kjo skuadër gjatë gjithë sezonit, shkruan Koha Ditore.


Bashkimi nisi edicionin 2015/16 me ambicie të mëdha, por do ta mbyllë me vetëm gjashtë basketbollistë në rotacion.

Bashkimi mund të mbyllë edicionin të martën (sot) mbrëma në ndeshjen e katërt të serisë gjysmëfinale të plejofit kundër Sigal Prishtinës. Aktualisht Sigal Prishtina është në avantazh me rezultatin e përgjithshëm 2:1 dhe kampiones i duhet edhe një fitore për ta prerë biletën për serinë finale, ku do ta presë Peja, që eliminoi Trepçën me 3:0 në fitore.

Ndeshja e katërt luhet në Prishtinë dhe nis në orën 19:00.

Mijoviq kishte pritur një fund më ndryshe, por as kjo që ka arritur nuk është pak, thotë ai.

“Nuk pres asgjë nga kjo ndeshje. Jemi shumë të lodhur dhe nuk mund të presësh shumë kur ke vetëm gjashtë lojtarë në rotacion. Do të mundohemi të luajmë aq sa mundemi”, tha Mijoviq.

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori