LAJMI I FUNDIT:

Mika Turunen trajner i ri i KB Trepçës

Mika Turunen trajner i ri i KB Trepçës

Klubi i basketbollit Trepça ka angazhuar një trajner mjaft të suksesshëm nga Finlanda, Mika Turunen, dhe gjithashtu ka sjellë në radhët e veta plejmejkeri slloven Marcel Mihalic.

Mika Turunen së bashku me Mihalicin pritet që nga 10 janari t’ia fillojnë punës më klubin nga Mitrovica.

Turunen është njëri ndër trajnerët më të suksesshëm në këtë shtet pasi me skuadrën Lappeenrannan fitoi dy tituj të kampionit, tri herë Kupën e Finlandës, çmimin trajneri më i mirë i vitit 2005, ndërsa arriti edhe në gjysmëfinale të FIBA Eurocup Challenge.


Trepça nuk u ndal me kaq, sepse në radhët e veta sjelli edhe plejmejkeri slloven Marcel Mihalic, që më parë ka luajtur për Vëllaznimin./Telegrafi/