LAJMI I FUNDIT:

Mike Butcher, nga TechCrunch zbarkon në AllWeb Albania

Mike Butcher, nga TechCrunch zbarkon në AllWeb Albania

Kryeredaktori i medias më të madhe të teknologjisë do të prezantojë në Konferencën e Parë të Marketingut Dixhital në Tiranë.

Mike Butcher (FRSA) është kryeredaktor apo “Editor in Large” i TechCrunch, faqja më e madhe e lajmeve të teknologjisë në botë. Mike ka shkruar për gazetat kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe revista duke përfshirë “Financial Times”, “The Guardian”, “The Times”, “The Daily Telegraph” dhe “The New Statesman”.


Ai ka qenë redaktor i revistës ‘New Media Age’, udhëheqës i media-s së re javore në Mbretërinë e Bashkuar, dhe edicionit Europian të revistës “The Industry Standard”. Në vitin 2004 ai u votua “Një nga 100 Inovatorët e Dekadës në internet në Mbretërinë e Bashkuar” nga GfK NOP, biznesi i kërkimeve i 4-ërti më i madh në botë.

Në korrik të vitit 2008 Mike Butcher u vendos në nr. 47 nga Top 100 njerëzit në industrinë kreative të Londrës nga gazeta ‘The Independent’ dhe nga ‘The Hospital Club’. Gjithashtu në vitin 2009 ai u emërua një nga Top 10 blogerët në Twitter në Mbretërinë e Bashkuar. Në tetor 2009 ai u emërua një nga Top 50 britanikët më me ndikim në teknologji nga “The Daily Telegraph”.

Në prill të vitit 2010 ai ishte në Top 100 të listës influencuese në Wired të Mbretërisë së Bashkuar duke qenë në atë listë dhe në vitin 2011, 2012 dhe në 2014. Në prill 2010 “TechCrunch Europe” ishte në listën e ngushtë në kategorinë Botues Specialist Dixhital i Shoqatës prestigjioze me bazë në Mbretërinë e Bashkuar të botuesit online ‘Digital Publishing Awards’.

Në nëntor të vitit 2010 ai u emërua si një prej njerëzve më me ndikim të Londrës në New Media dhe “mbreti i komentuesve dotcom” nga gazeta “The Evening Standard”. Ai ka qenë në listën e Top 100 njerëzve më me ndikim në Twitter në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai ka folur në prestigjiozen Monaco Media Forum, Le Web, Samitin Web dhe DLD-në si dhe në shumë konferenca të tjera. Mike është një komentator i rregullt për biznesin e teknologjisë, duke u shfaqur në BBC News, Sky News, CNBC, Channel 4 dhe Bloomberg. Mike ka këshilluar kryeministrin britanik në startup-et e teknologjisë, duke shërbyer si kryetar në Bordin Këshillimor Dixhital të Londrës, në bordin ‘Smart London’ dhe është një Ambasador i Teknologjisë për Londrën.

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare.