LAJMI I FUNDIT:

Mila Kunis do të pëlqente rolin në “Fifty Shades”

Mila Kunis do të pëlqente rolin në “Fifty Shades”

Një prej aktoreve më seksi në botë, Mila Kunis, thotë se do të dëshironte që të jetë pjesë e filmit “50 Shades of Grey”, që momentalisht është vetëm një libër.

Mila, e cila është votuar nga lexuesit e tabloidit britanik, The Sun, si femra më seksi në botë, thotë se do të ishte e përkryer për rolin e heroinës Anastasia Steele në filmin erotik.

“Ka momente kur ju dëshironi të bëni gjëra më ndryshe, sepse ju do të kaloni mirë kur do ta bëni atë”, ka theksuar Kunis.


Libri i EL James, “Fifty Shades of Grey”, që ka shituar 65 mijë kopje anë e mbanë botës e shfaq të femrën e pafajshme, Anastasia, në një lidhje prostituive me miliarderin Christian Grey. /Telegrafi/