LAJMI I FUNDIT:

Milani e ka humbur shkëlqimin

Milani e ka humbur shkëlqimin

Ish-kapiteni legjendar i Milanit, Paolo Maldini, ka thënë se Rossonerët e kanë humbur shkëlqimin e tyre për shkak se gjeneratat që kanë bërë histori nuk ua transmetuan këtë kulturë të rinjve që kanë ardhur te klubi.

“Unë isha fatlum që luajta për Milanin për 25 vite me radhë. Kur unë erdha, e kuptova se ky klub i kishte premisat për t’u bërë shumë i madh. Presidenti Silvio Berlusconi erdhi dhe na mësoi të synojmë gjëra të mëdha, gjithashtu ai edhe investoi shumë”.

“Arrigo Sachi erdhi dhe na dha mentalitetin se do të bëheshim simbol i futbollit italian. Ishte diçka magjike, por ngadalë kjo magji humbi dhe Milani u transformua në një klub plotësisht normal”.


“Kjo erdhi sepse Milani ndaloi ta transmetonte këtë sinjal dhe gjeneratat që kishin shkruar historinë e klubit ndaluan së mësuari dijeninë e tyre gjeneratave të reja. Për momentin nuk ka asnjë njeri te Milani, i cili e ka shkruar historinë e këtij klubi, përveç atyre që kanë role margjinale”, ka thënë 44 vjeçari. /Telegrafi/