LAJMI I FUNDIT:

Milani kërkon Donadonin?

Milani kërkon Donadonin?

Trajneri i Parmës, Roberto Donadoni, duket se është top kandidat për të zëvëndësuar trajnerin Massimiliano Allegri te Milani.

Tuttosport shkruan se zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani dhe pronari i Parmës, Tomasso Ghirardi kanë qenë në kontakt të rregullt për të diskutuar mbi atë se si klubi nga Enio Tardini është e mundur ta lirojë nga kontrata strategun.

Ish-ylli i Milani është i njohur për lojë të mirë me ekipet që ka drejtuar dhe i përshtatet shumë politikës së klubit Rossoner për të punuar me lojtarë të rinj.