LAJMI I FUNDIT:

Milani, sinjal Juves para çerekfinales

Milani, sinjal Juves para çerekfinales

Milani e ka mposhtur Regginën në San Siro me rezultat 3-0, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Copa Italias.

Milani ishte dominant nga fillimi i takimit. Në këtë sfidë u pushuan emra si El Shaarawy dhe Montolivo, por luajtën Pazzini, Niang dhe Bojan.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, përkundër dominimit dhe rasteve të shumta të Kuq e Zinjve.


Në pjesën e dytë ishte Mario Yepes (51’) ai që zhbllokoi rezultatin, ndërsa Milani vazhdoi me dominimin duke kërkuar dhe golin e dytë.

Për Regginan në fund u paraqit shqiptari Mehmet Hetemaj, i cili u zëvëndësua, ndërsa kjo ndikoi për të keq, pasi Mbaye Niang (79’) shënoi për 2-0, para se Giampaolo Pazzini të realizonte për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar (81’).

Milani kualifikohet kështu në çerekfinale, ku do të ketë punë me rivalin më të madh në dy vitet e fundit, Juventusin, të cilin e ka mposhtur në San Siro kohë më parë në sfidën derbi në kuadër të Serie A. /Telegrafi/