LAJMI I FUNDIT:

Ministrat serbë të Isa Mustafës entuziazmohen me këngën për Milloshin dhe Car Llazarin

Ministrat serbë të Isa Mustafës entuziazmohen me këngën për Milloshin dhe Car Llazarin

Përmendorja e Car Llazarit e vendosur dje në pjesën veriore të Mitrovicës i ka gëzuar të gjithë serbët.

Por më të entuziazmuar në këtë ngjarje të djeshme ishin zyrtarët e Qeverisë serbe dhe ata të Kosovës.


Ministrat e kabinetit qeveritar të Isa Mustafës si dhe deputetët e Listës Serbe assesi nuk kanë munguar në këtë ngjarje ku i pranishëm ishte shefi Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, bashkë me ministrat e Qeverisë, Lubomir Mariq dhe Dalibor Jevtiq përveç se e kanë ndjekur në çdo hap të dërguarin e kryeministrit, Aleksandër Vuçiq, ata edhe kanë vepruar njëjtë, ashtu siç ka vepruar Gjuriqi.

Ata kanë duartrokitur, por edhe kënduar kur në manifestimin të mbajtur dje është kënduar kënga nacionaliste serbe për Kosovën.

KosovaPress ka kapur momentin kur ministrat e Qeverisë së Kosovës shihen duke kënduar dhe duartrokitur për këngën e Betejës së Kosovës.

Kjo këngë i kushtohet Betejës së humbur të serbëve më 28 qershor të vitit 1389 në Gazimestan.

Në këtë luftë e humbur nga ushtria osmane është vrarë Car Llazari. Që nga ajo kohë serbët Betejën e Kosovës e konsiderojnë si fitore. /Kosovapress/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori