LAJMI I FUNDIT:

Ministri polak i MPB-së për vizitë në Maqedoni

Ministri polak i MPB-së për vizitë në Maqedoni

Një delegacion i Polonisë i kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Mariusz Błaszczak sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë vizitës ministri Błaszczak do të takohet me kolegun e tij nga Maqedonia, Mitko Çavkov, ndërsa parashikohet që të mbahet edhe mbledhje mes dy delegacioneve.


Delegacioni i Polonisë pasdite do ta vizitojë edhe qendrën e praninimit ‘Vinojug’, ku do të realizojë takim me komandantin e kontigjentit polak. /Telegrafi/