LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Arsimit harxhoi më shumë se vitin e kaluar (Video)

Ministria e Arsimit harxhoi më shumë se vitin e kaluar (Video)

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), gjatë tremujorit të parë të këtij viti ka shpenzuar 15.4 përqind më shumë buxhet, krahasuar me vitin e kaluar.

Një gjë e tillë është bërë e ditur në raportin tremujor të buxhetit për vitin 2016, i hartuar nga Kuvendi i Kosovës.


Sipas raportit, kjo ministri sivjet ka shpenzuar mbi 10 mijë euro më shumë se në vitin e kaluar tek “Shpenzimet për mëditje dhe udhëtime zyrtare jashtë vendit”, ku ka shpenzuar 15 mijë e 798 euro për dallim prej vitit të kaluar kur kjo shumë ka qenë 4 mijë e 90 euro.

Po ashtu, një nga shpenzimet që ka qenë më i lartë se sa në vitin e kaluar është tek “Shërbimet kontraktuese tjera”, ku janë shpenzuar 26 mijë e 812 euro për dallim prej vitit të kaluar kur shpenzimi për këtë destinim ka qenë njëmijë e 868 euro, raporton KP.

Shpenzime të mëdha, sivjet ka edhe për “Subvencionet për entitetet jopublike”, ku janë shpenzuar 249 mijë e 736 euro, derisa vitin e kaluar për një gjë të tillë nuk ka asnjë cent të shpenzuar.

Ministria e Arsimit gjatë kësa j periudhe i ka shpenzuar edhe 8 milionë e 899 mijë e 418 euro për pagesën e pensioneve për veteranët e arsimit, gjë që nuk ka qenë vitin e kaluar.

Mirëpo, MASHT ka edhe sektorë që ka shpenzuar më pak se vitin e kaluar ose fare.

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, MASHT i ka shpenzuar për furnizime për zyrë 8 mijë e 526 euro, për dallim nga viti i kaluar kur për këtë destinim ishin shpenzuar 54 mijë e 684 euro.

Po ashtu, MASHT sivjet për naftë për ngrohje qendrore ka shpenzuar 48 mijë e 276 euro për dallim nga viti i kaluar kur ishin shpenzuar 93 mijë e 342 euro.

Kurse, karburant për vetura sivjet, MASHT i ka shpenzuar 4 mijë e 565 euro, derisa vitin e kaluar për këtë çështje janë shpenzuar 40 mijë e 906 euro.

Njohësi i arsimit në Kosovë, Jonuz Salihaj ka thënë se shpenzimi i të hollave për pagesën e mësimdhënësve që kanë punuar në vitet e ’90-a, është për t’u përshëndetur, mirë po, ai ka shtuar se shpenzimet për udhëtime dhe mëditje janë shumë të larta.

“Ndarja e më së 8 milionë euro për stazhin e punës për mësimdhënësit e viteve ’90, besoj që është një diçka që duhet të përshëndet çdokush sepse ata njerëz kanë dhënë kontribut të çmuar në ato vite shumë të rënda, ku është ruajtur kontinuiteti i arsimit shqip. Pa ata njerëz sot nuk ishim këtu ku jemi sot dhe atyre njerëzve u kemi borxh ende, duhet të bëjmë ende më shumë për ta. Sa i përket këtyre shifrave tjera buxhetore që i pash në këtë raportin buxhetor për mua është shumë e papranueshme shembull që kemi kaq shumë udhëtime zyrtare, një shifër prej 16 mijë eurove, janë një shifër e madhe, po ashtu duhet përshëndetur që janë reduktuar bukur shumë paratë në derivate dhe në nxehje qendrore dhe në vetura që është shumë mirë, por nga ana tjetër ne kemi pas të bëjmë me të njëjtin ministër i cili ka harxhuar dyfish më shumë edhe derivate në vitin e kaluar por sivjet është një trend i mirë dhe duhet me e përshëndet trendin e zvogëlimit të këtyre shpenzimeve”, ka deklaruar ai.

Salihaj ka thënë se komplet destinimi i buxhetit të shtetit sa i përket sektorit të arsimit është i gabuar.

Sipas tij, qeveria më shumë do të duhej të investonte në trajnime për mësimdhënës dhe krijimin e kushteve për mësim e jo për çështje teknike dhe pozita ku punojnë zyrtarët e emëruar politikisht.

“Sa i përket MASHT-it unë mendoj që do të duhej të kishe më shumë buxhet për të ashtuquajturat institucione të pavarura, agjencione të ndryshme që nuk varen nga ministria, ku punojnë njerëzit neutral, jo njerëzit që lidhen me nepotizëm sikur deri më tani. Ku punojnë ekspertët e jo njerëzit e partisë dhe ku vetëm ata njerëz janë të përgatitur me qu arsimin përpara pa e partizu apo pa e politizuar. Deri tash problemi më i madh i arsimit ka qenë politizimi, pra institucione sa më shumë të pavarura, s amë shumë mjete për trajnimin e mësimdhënësve, sa më shumë mjete për zhvillimin e planprogrameve mësimore, kurrikulën e re që nuk e kemi zhvilluar ende”, ka deklaruar ai.

Sipas raportit tremujor të buxhetit për ministrinë e Arsimit në vitin 2016, për tremujorin e parë kjo ministri ka shpenzuar 16 përqind më shumë buxhet, krahasuar me vitin e kaluar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori