LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Integrimeve nuk befasohet nga radhët e qytetarëve për pajisje me pasaporta biometrike

Ministria e Integrimeve nuk befasohet nga radhët e qytetarëve për pajisje me pasaporta biometrike

Gjatë ditës së sotme, u vërshuan sportelet e Zyrës së Shërbimit Civil nga qytetarët e shumtë për tu pajisur me pasaporta biometrike.

E kjo ndodhi pikërisht një ditë pas dhënies së propozimit për Liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian.


Lidhur me këtë, zyrtarët e Ministrisë së Integrimeve në një prononcim për Telegrafin, thanë se nuk është befasi e madhe interesimi në rritje i qytetarëve për tu pajisur me pasaporta biometrike.

Sipas tyre, kjo pasaportë do t’ju shërbejë atyre që të udhëtojnë në mënyrë të rregullt, pasi këtë ditë qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë pritur shumë gjatë.

“Pasi tani qytetarët po e shohin se do të mund të udhëtojnë pa viza, ata pajisen me pasaporta biometrike. Këto pasaporta dhe liberalizimi i vizave do t’ju shërbejë qytetarëve në mënyrë që të udhëtojnë në mënyrë të rregullt, por dhe për arsye të qëndrimit të shkurtër, dhe për udhëtime të planifikuara. Nuk besojmë se do të ketë ndonjë problem, por kjo ditë është pritur shumë gjatë dhe besojmë se shumë qytetarë mezi presin të shijojnë këtë liri, dhe kjo është me të drejtë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Ministrisë së Integrimeve Evropiane për Telegrafin.

Gjithashtu ata u shprehën se si qeveri do të bëjnë gjithçka që ta justifikojmë këtë liri dhe të mos keqpërdoret. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori