LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Bajrami në Kroaci për avancimin e bashkëpunimit ekonomik

Ministrja Bajrami në Kroaci për avancimin e bashkëpunimit ekonomik

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami në kuadër të punimeve të Kongresit Botëror të Turizmit që po mbahet në Zagreb, i bëri edhe një vizitë ambasadës së Kosovës në Zagreb, me ç ‘rast  takoi sot edhe ambasadoren e Kosovës në Kroaci,  Shkëndije Geci-Sherifi.

Ministrja Bajrami e njoftoi ambasadoren me ecurinë e kongresit dhe potencialit bashkëpunues të identifikuar gjatë këtyre punimeve, me theks të veçantë me Republikën e Kroacisë.


Meqë të dyja qeveritë, ajo e Republikës së Kosovës dhe e Kroacisë, janë dakorduar në mënyrë të vazhdueshme për avancimin e bashkëpunimit ekomomik, ministrja Bajrami sugjeroi që të fillojnë përgatitjet për organizimin një forumi ekonomik në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës pasi që vlerësuan se Kroacia si vend mik ka mjaftë potencial për të investuar në Kosovë.

Ministrja e falënderoi ambasadoren për përfaqësimin e denjë diplomatik që ajo po i bën vendit tonë. /Telegrafi/