LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Bajrami vizitoi panairin e grave

Ministrja Bajrami vizitoi panairin e grave

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, vizitoi panairin e grave në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë të organizuar nga OJQ “Dera e Hapur”.

Ministrja bisedoi me shumë përfaqësues të bizneseve për rëndësinë e promovimit të produkteve vendore.


Gjatë bisedës ajo foli për një sërë programesh konkrete që ka Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për favorizimin dhe fuqizimin e gruas ndërmarrëse në biznes, duke u mundësuar perspektivë në shoqëri.

Ministrja e ftoi kryesuesen e OJQ-së “Dera e Hapur”, Belgjyzare Muharremi dhe gratë pjesëmarrëse në panair që promovimin e produkteve të tyre ta vazhdojnë në “Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale”, që hapet nesër dhe është i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, e që është mbështetur nga Qeveria e Kosovës.