Miomat e mitrës janë lloji më i shpeshtë i tumoreve të traktit reproduktiv femëror. Deri në moshën 45 vjeçare, rreth 70% e grave do të kenë mioma. Në shumicën e rasteve, miomat janë të vogla dhe nuk shkaktojnë probleme, por rreth një e treta e grave të cilat kanë mioma, kanë probleme.
Prof. Dr. Mustafa Bahçeci
Spitali për Gjinekologji dhe Infertilitet
Tel. 038 58 22 22
info@spitalibahceci.com
www.spıtalibahceci.com
Magjıstralja Prishtıni-Shkup, km. i 9-të
Miomat janë më të shpeshta tek gratë të cilat janë mbipeshë. Nuk dihet shkaku se përse miomat zhvillohen dhe rriten në mitër. Dihet se niveli i lartë i estrogjenit dhe progesteronit e stimulon rritjen e tyre. Për këtë arsye, mioma rriten më shumë gjatë shtatzënisë dhe gjatë moshës reproduktive, kurse tkurren dhe zvogëlohen pas menopauzës. Nëse mioma rritet shumë, atëherë ajo mund të mos ushqehet mjaftueshëm me gjak dhe si pasojë ajo fillon të degjenerojë.
Mioma mund të ketë madhësi mikroskopike, por mund të jetë e madhe edhe sa një top i basketbollit. Mund të rritet në pjesë të ndryshme të mitrës:
* Në brendi të murit të mitrës – quhet mioma intramurale.
* Nën shtresën e brendshme të mitrës (nën endometrium) – quhet mioma submukoze.
* Në sipërfaqen e jashtme të mitrës – quhet mioma subseroze.
* Disa mioma mund të kenë kërcell dhe quhen mioma me pedunkul. Miomat të cilat rriten në brendi të murit të mitrës ose nën endometrium, e çrregullojnë formën e mitrës.
Simptomat
Simptomat varen nga numri i miomave, nga madhësia e tyre dhe nga vendi që ato kanë në mitër. Shpeshherë, miomat, edhepse janë të mëdha, nuk shkaktojnë simptoma. Miomat, veçanërisht ato të cilat gjenden nën endometrium shkaktojnë gjakderdhje të madhe menstruale dhe bëjnë që gjakderdhja të zgjatë më tepër. Si pasojë mund të zhvillohet anemia.
Miomat e mëdha, sidomos ato intramurale mund të shkaktojnë dhimbje në pelvik. Mioma mund ta shtypë fshikëzën e urinës dhe për këtë arsye pacientet kanë nevojë që të urinojnë më shpesh. Miomat mund ta shtypin edhe zorrën e trashë duke shkaktuar kështu kapsllëk. Nëse mioma është e madhe, atëherë edhe barku do të jetë më i rritur. Nëse ka pedunkul, ajo mund të përdridhet dhe mund të shkaktojë dhimbje të mëdha.
Miomat të cilat nuk kishin shkaktuar probleme përpara shtatzënisë, mund të paraqesin problem gjatë shtatzënisë. Problemet janë: aborti, lindja e parakohshme, prezantimi jonormal i bebes dhe gjakderdhja e madhe pas lindjes (hemorragjia postpartale).
Miomat mund të shkaktojnë sterilitet nëse bllokon tubat e mitrës ose nëse e çrregullon formën e mitrës. Nëse forma e mitrës është e çrregullt, ngjitja e qelizës vezë të fekonduar (implantimi) do të bëhet me shumë vështirësi, e ndonjëherë fare s’mund të ndodhë implantimi.
Diagnoza
Gjinekologu mund të zbulojë miomën (ose miomat) gjatë ekzaminimit të pelvikut. Për të konfirmuar diagnozën bëhet ekzaminimi me ultrazë me sondë vaginale.
Trajtimi
Nëse mioma nuk shkakton probleme, atëherë nuk ka nevojë për asnjë trajtim. Mjafton që çdo 6 deri 12 muaj të bëhet ekzaminimi me ultrazë për të parë se mioma a po rritet apo jo. Nëse mioma shkakton probleme, atëherë duhet të bëhet mjekimi. Mjekimi i miomës mund të bëhet edhe me barna, por efekti i barnave është i përkohshëm. Asnjë bar nuk mund të zhdukë miomën përgjithmonë! Mjekimi më i mirë është mjekimi kirurgjikal, kur me operacion hiqet përgjithmonë mioma (ose miomat).
Miomektomia (heqja e miomave me operacion) mund të bëhet me laparotomi ose me laparoskopi. Miomat submukozale mund të hiqen me histeroskopi. Se cilat nga këto metoda varet nga madhësia, nga numri, nga lokalizimi i miomave dhe nga ekspertiza e operatorit.
Laparoskopia ka bërë revolucion në gjinekologji për shkak të traumës shumë të vogël, rekonvaleshencës së shpejtë dhe qëndrimit të shkurtër të pacientes në spital. Laparoskopi është një lloj teleskopi përmes së cilit mund të shihet brendia e barkut. Në bark bëhen dy ose tri vrima jo më të mëdha se 1 cm, nëpër të cilat futen instrumentet me të cilat do të kryhet operacioni. Pasi që vrimat janë shumë të vogla, pacientja nuk do të ketë vragë dhe do ta marrë veten shumë më shpejt sesa pas operacionit klasik laparotomisë (kur hapet barku).
Laparoskopia është shumë efektive dhe shumë e sigurt kur kryhet nga një mjek i trajnuar. Nëse miomat hiqen me laparoskop, kjo për pacientet paraqet një lehtësim, sepse komplikimet janë më të pakta dhe pacientja të nesërmen e operacionit e ndjen veten shumë mirë.
Miomat me pedunkul hiqen më së lehti me laparoskop. Me laparoskop mund të hiqen edhe miomat subseroze, por më së vështiri është që me laparoskop të hiqen miomat të cilat janë të lokalizuara në murin e mitrës (miomat intramurale). Përparësia e heqjen së miomave me laparoskop është se nuk bëhet prerje e madhe në bark. Pacientja mund të shkojë në shtëpi të nesërmen pas operacionit, kurse mund të kthehet në punë pas një jave.
Në Spitalin Special Bahçeci për herë të parë në rajon është kryer miomektomia laparoskopike. Operacioni u krye nga Prof. Dr. Mustafa Bahçeci. Në këtë intervenim me laparoskop u hoq mioma intramurale me diametër rreth dhjetë centimetra. Pacientja ishte një grua e cila kishte pasur aborte të njëpasnjëshme dhe kishte gjakderdhje të shtuar menstruale. Për ta hequr miomen u përdor aparatura më moderne e cila gjendet në Spitalin Bahçeci. Pasi u hoq ajo, u përdor morcelatori i cili e “bluan” miomën dhe ajo nxirret nga barku në formë të shiritave të hollë.
Pacientja pas operacionit ndjehej shumë mirë. Pas miomektomisë, mitra mori formë dhe madhësi normale. Rrjedhimisht, pas këtij intervenimi embrioni do të mund të implantohet pa vështirësi në mitër dhe nuk do të ndodhë aborti.
Pacientja e cila kishte gjakderdhje të mëdha dhe të zgjatura nga mitra, pas këtij operacioni nuk do të ketë këto probleme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën