LAJMI I FUNDIT:

Miqtë e vërtetë janë më të mirë sesa morfina

Miqtë e vërtetë janë më të mirë sesa morfina

Sipas Universitetit të Oxfordit, miqtë e vërtetë janë më të mirë sesa morfina, sepse ata ndihmojnë shumë në përballimin e dhembjeve, si të atyre psikologjike ashtu edhe fizike

Të kesh shumë prej tyre ndihmojnë në përballimin e dhembjeve dhe në luftën kundër depresionit, sepse në këtë mënyrë çlirohet endorfina, substanca e prodhuar nga truri që rregullon humorin, ndërsa ajo vepron edhe kundër dhembjes në mënyrë natyrale.


Kjo hipotezë ishte ngritur prej kohësh, por konfirmimi eksperimental u demonstrua vetëm tani prej një grupi të koordinuar nga Katerina Johnson, nga Universiteti i Britanisë Oxford-i, që e ka publikuar në revistën “Scientific Reports” (Raportime shkencore).

Studiuesit kanë kryer një eksperiment, gjatë të cilit disa vullnetarëve iu kërkua që të plotësonin një pyetësor mbi marrëdhëniet sociale (për shembull mbi numrin e miqve dhe se sa herë në javë takohen bashkë) dhe informacione të tjera për jetën dhe personalitetin.

Nëpërmjet kësaj u hartua testi i “dhembjes” që konsistonte në mbajtjen sa më gjatë të një pozicioni të parehatshëm, si për shembull mbajtjen e kurrizit pas murit me shpinën drejt dhe me gjunjët në këndin 90 gradë (pra sikur të ishin ulur në një karrige). Më pas u demonstrua se personat që ishin në gjendje të duronin më shumë provën ishin ata që kishin më shumë miq.

Ndër të tjera, është demonstruar se personat që bëjnë shumë aktivitet fizik kanë tendencë të kenë më pak miq dhe një nga arsyet, sipas Johnson, mund të jetë se kushdo që bën shumë fitnes e përdor gjimnastikën si një rrugë alternative për të përfituar një “shkarkim” endorfine, sepse dhe aktivitetet fizike promovojnë çlirimin e kësaj substance. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Aloe Vera, lule të cilën duhet ta mbani në dhomë për të bërë gjumë më të mirë

Aloe Vera, lule të cilën duhet ta mbani në dhomë për të bërë gjumë më të mirë

Lule
Ky truk i lehtë do t'ju ndihmojë të qëroni një qepë për disa sekonda

Ky truk i lehtë do t'ju ndihmojë të qëroni një qepë për disa sekonda

Bëje vet
Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur

Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur

Lifestyle
Kalo në kategori