LAJMI I FUNDIT:

Miratohet rezoluta për Kosovën

Miratohet rezoluta për Kosovën

Me 115 vota për dhe 11 kundër, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka miratuar Rezolutën e cila rekomandon që Kosova dhe Këshilli i Evropës të vendosin raporte të drejtpërdrejta. Kjo është e arritura e parë konkrete e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Rezoluta e miratuar u paraqit nga raportuesi për Kosovën në këtë institucion, deputeti socialist nga Suedia, Bjorn Von Sydow.

Kjo është e arritura e parë konkrete e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Rezoluta e miratuar u paraqit nga raportuesi për Kosovën në këtë institucion, deputeti socialist nga Suedia, Bjorn Von Sydow.

Miratimit të saj i parapriu një debat rreth 2 orësh në të cilin përfaqësues nga Serbia kërkuan që rekomandimi për vendosjen e raporteve direkte të mos votohej, por kjo nuk u mor parasysh nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, njofton RTK.

Pavarësisht kundërshtimeve të Serbisë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar rezolutën për Kosovën, në një prej pikave të së cilës kërkon që ky institucion të vendosë raporte direkte me institucionet e Kosovës. Raporti e vlerëson pozitivisht dialogun Kosovë-Serbi, por kritikon autoritete kosovare se nuk kanë bërë sa duhet në zbatimin e ligjeve për të drejtat e njeriut si dhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Jeta në Kosovë mbetet e rëndë. Mbi 50 % e qytetarëve jetojnë në varfëri. Korrupsioni ka goditur po thuajse të gjithë sektorët. Funksionimi i rendit dhe ligjit duhet të përmirësohen. Dje morëm informata për sulmet ndaj varrezave të serbëve dhe të disa përmendoreve. Këto zhvillime u dënuan nga autoritete kosovare, ndërsa policia shtoi masat e sigurisë në zonat e ndjeshme.

Sa u përket zhvillimeve të tjera sistemi elektoral po shkon drejt përmirësimit, ndërsa liria e shprehjes duhet të përmirësohet”, ka deklaruar Bjorn Von Sidow.

Marrë parasysh këtë situatë, raportuesi Bjorn Von Sidow i rekomandoi Asamblesë parlamentare që të miratojë propozimin që Këshilli i Evropës pavarësisht politikës neutrale ndaj statusit të vendos raporte direkte me autoritetet në Kosovë.

“Raporti na bënë thirrje që të jemi më të angazhuar. Ne duhet të lejojmë autoritetet e Kosovës që në mënyrë të drejtpërdrejtë të marrin pjesë në implementimin programeve dhe aktiviteteve të Këshillit të Evropës. Kjo do të ndihmonte në promovimin e vlerave demokratike dhe evropiane në Kosovë”, ka shtuar raportuesi Bjorn Von Sidow.

Gjatë debatit 2 orësh disa anëtarë të Asamblesë Parlamentare paraqitën kritika të shumta për situatën në Kosovë, ndërsa disa të tjerë folën me tone optimiste për zhvillimet dhe kërkuan nga Serbia që të respektojë integritetin territorial të Kosovës. Njeri prej anëtarëve të parlamentit të Këshillit të Evropës nga Hungaria e përmendi si zhvillim pozitiv edhe themelimin e kanalit RTK 2.

Në përfundim të debatit Asambleja me 115 vota pro dhe 11 kundër e miratoi rezolutën ku u përfshi edhe rekomandimi për vendosjen e kontakteve mes Këshillit të Evropës dhe Kosovës.

Në cilësinë vëzhguese në seancë ishin të pranishëm edhe deputetët, Hydajet Hyseni nga PDK dhe Vjosa Osmani nga LDK. /Telegrafi/