LAJMI I FUNDIT:

Miratohet vendimi për regjim të vizave për 87 vende

Miratohet vendimi për regjim të vizave për 87 vende

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për aplikimin e regjimit të vizave hyrëse në Republikën e Kosovës, për shtetasit e 87 vendeve të ndryshme të botës.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka prezantuar para kabinetit qeveritar një propozim-vendim që ka të bëjë me një plotësim vendimi të mëhershëm.

Sipas tij ky propozim vendim përbëhet nga pjesa e tekstit të vendimit, nga një shtojcë e shteteve që mendohet që duhet të ketë regjim të vizave.


Më parë është raportuar se përzgjedhja e shteteve, për të cilat do të aplikohet regjimi i vizave është bërë në bazë të kriterit se sa paraqesin kërcënim për sigurinë e shtetit të Kosovës, për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, si dhe për vendet e listës së zezë të Shengenit.

Ja disa shtete, të cilave i është vendosur regjimi i vizave, Afganistani, Algjeria, Angola, Armenia, Bangladeshi, Benini, Burundi, Gana, Guinea-Bisau, India, Indonezia, Iraku, Irani, Jemeni, Liberia, Libia, Nigeria, Nigeri, Republika e Afrikës Qendrore, Rusia, Siera Leone, Siria, Somalia, Togo, Vietnami, Turkmenistani, Zambia, Zimbabve, Bregu i Fildishtë, Butani, Egjipti, Ekuadori, Madagaskari, Republika Domenikane, Senegali, Surinami, Xhamajka, etj. /Telegrafi/