LAJMI I FUNDIT:

Mirjeta Shala dhe Donika Emini janë fituese në ‘Miss Kosova 2013’

Mirjeta Shala dhe Donika Emini janë fituese në ‘Miss Kosova 2013’

Në edicionin e sivjetmë të spektaklit të bukurisë, Miss Kosova 2013, janë shpallur dy fituese: Mirjeta Shala - Miss Kosova Universe, e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Miss Universe dhe Donika Emini - Miss Kosova Earth që do ta përfaqësojë Kosovën në Miss Earth.

Shoqëruesja e parë e Miss Kosova Universe u zgjodh Aleksandra Dadivanovic nga Ulqini, derisa shoqëruesja e parë e Miss Kosova Earth është Diana Tahiri.


Miss Miqësia e fitoi Sabina Burgaj nga Shkodra, derisa Miss Fotogjeninë e mori Sabrina Perlleshi.

‘Miss Kosova 2013’ është mbajtur të premten mbrëma në ‘Green 21’ nën organizimin e Agnesa Vuthajt, Fadil Berishës dhe Labinot Gashit, ndërsa të shtunën është transmetuar në RTV21.

Anëtarë të jurisë në Miss Kosova ishin Agnesa Vuthaj, Fadil Berisha, Nadire Zymberi dhe Soni Malaj, e cila gjithashtu edhe performoi në skenë. /Telegrafi/