LAJMI I FUNDIT:

Mirsa i jep fund beqarisë

Mirsa i jep fund beqarisë

Mirsa Kërçeli është shprehur e ngazëllyer pasi i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar lidhjen me të fejuarin e saj.

Këngëtarja kosovare vetëm disa ditë më parë lidhi kurorë me Granitin, djaloshin me të cilin është në lidhje tani e disa vjet, dhe për të cilin thotë se është “djaloshi i ëndrrave të saj”.

“Tashmë ‘thura’ kurorën me djaloshin e zemrës sime, ky fakt më gëzon mjaft shumë dhe uroj që kjo dashuri e jona të zgjasë përgjithmonë”, ka thënë ajo për “Zërin”.


Mirsa duket se ka marrë energji pas kurorëzimit dhe ka premtuar se do të vijë me mjaft befasi për adhuruesit e saj të këngës. /Telegrafi/