LAJMI I FUNDIT:

Mish i bardhë me kërpudha dhe kaçkavall

Mish i bardhë me kërpudha dhe kaçkavall

Për 4 persona

* 1 kg gjoks pule
* 50 gr gjalpë
* 200 gr kaçkavall
* 200 gr kërpudha të freskëta
* 3 thelpinj hudhër
* 1,5 lugë miell
* 1 kokë qepë
* 200 ml qumësht
* vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:
E grijmë qepën dhe e skuqim në vaj. Pasi zbutet qepa, në tigan i shtojmë kërpudhat e prera në fije të holla. Pasi skuqen ato, në tigan e shtojmë hudhrën e grirë. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. Gjokset e pulës i presim në biftek, të cilat i skuqim në vaj në tigan tjetër. Fillojmë me përgatitjen e salcës beshamel. Në tenxhere në zjarr e hedhim gjalpin.

Pasi shkrihet gjalpi, e shtojmë miellin. Përziej më me tel kuzhine. Duke përzier pandërprerë me tel, në tenxhere e hedhim qumështin. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. Pasi salca beshamel e fiton dendësi në e duhur, e heqim tenxheren nga zjarri.
Në tavë hedhim vaj dhe në të vëmë biftekun e skuqur.

Sipër çdo bifteku vëmë nga masa me kërpudha. Sipër vëmë salcë beshamel. Sipër salcës grijmë kaçkavall. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 10 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Biftekun e pulës me kërpudha i vëmë në pjatën për servirje. Në dy skajet e pjatës vëmë brokoli të kaurdisur. Zbukurojmë me feta domateje. /Telegrafi/