LAJMI I FUNDIT:

Mish viçi me domate

Mish viçi me domate

Për 4 persona:

* 1/2 kg mish
* 800 g domate
* 2 lugë gjelle gjalpë
* 2 lugë gjelle miell
* 1/2 gotë verë
* kripë, piper dhe pak majdanoz


Përgatitja:
E presim mishin në racione, e kripim, e lyejmë me miell, e fërgojmë, pastaj e vendosim në tenxhere të përshtatshme. Në një tigan hedhim një lugë e gjysmë deri në dy lugë miell, e vëmë në zjarr duke e përzier atë vazhdimisht deri sa të marrë një ngjyrë gështenjë. Hedhim pastaj verën, ujin e punojmë me tel ose me lugë druri.
Pasi të marrë valë e heqim nga zjarri dhe e kalojmë nëpërmjet një kullese direkt me mishin.

Ndërkohë marrim domatet të cilat të jenë të forta, gjysmat e tyre d.m.th. 400 g i presim në copa të vogla e ia hedhim mishit së bashku me kripën, piperin dhe pak sheqer (një lugë kafeje). Këto duhet të ziejnë për 20-30 minuta. Pastaj nxjerrim thelat e mishit me pirun dhe i futim në një tenxhere tjetër në të cilën do të hedhim pjesën tjetër të domateve në formë salce, e cila kalohet në kullesë. Në qoftë se salca bëhet e trashë i shtojmë ujë ose pak verë.

Pas kësaj e vëmë tenxheren në zjarr përsëri dhe ndërmjet thelave të mishit vëmë domatet e paprera në madhësi të barabartë. Hedhim pak majdanoz të grirë hollë përsipër.
E mbulojmë tenxheren dhe e lëmë gjellën të ziejë me nxehtësi të vogël derisa të ketë zier mishi me domatet si dhe të jetë trashur salca.

E servirim duke vendosur mishin në mes të pjatës ndërsa domatet rreth mishit dhe salcën sipër tyre.
/Telegrafi/