LAJMI I FUNDIT:

Misteri i zhdukjes së maceve në Austri

Misteri i zhdukjes së maceve në Austri

Dhjetëra mace janë zhdukur në rrethana të mistershme në qytetin e Frauenkirhen.

Autoritetet kanë lansuar një hetim rreth zhdukjes së 52 maceve e disa prej tyre kanë rishfaqur lëndime të pashpjegueshme.


Një ekzaminim i veterinarëve ka zbuluar fakte rreth dëmtimeve dhe lëndimeve të qëllimshme, e madje kishte edhe shenja se disa prej tyre ishin zënë në kurth, transmeton Kosova Sot.

Banorët tanimë janë të brengosur se dikush me qëllim po gjuan dhe vret kafshët.

“Unë isha i pari, të cilin banorët e kanë lajmëruar rreth zhdukjes së kafshëve të tyre që kishte filluar në fillim të këtij vitit”, ka thënë Otto Bierbaum, zyrtari i qendrës lokale për shpëtim.